Von der Leyen takon Begajn, e falënderon për angazhimin e tij për një Shqipëri drejt BE-së

Prishtinë | 24 Tet 2024 | 10:35 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka takuar sot presidentin e Shqipërisë, Bajram Begajn, në kuadër të vizitës së saj në Tiranë.

Nëpërmjet një postimi në “X”, Von der Leyen thotë se takimi me Begajn ishte i mirë.

“Faleminderit për një takim të mirë, Bajram Begaj. Vlerësoj angazhimin tuaj personal për të ardhmen e Shqipërisë në Bashkimin tonë, si dhe perspektiven tuaj unike për pajtimin, integrimin dhe prosperitetin e rajonit”, shkroi ajo.

Presidentja e Komisionit Evropian gjatë ditës së djeshme u takua me kryeministin shqiptar, Edi Rama.

Ndërkaq pas vizitës në Tiranë, Von der Leyen do të udhëtojë drejt Shkupit për të vazhduar më pas të shtunën në Prishtinë

Të ngjashme