Von der Leyen të hënën në Prishtinë për ta prezantuar Planin e Rritjes për rajonin

Prishtinë | 27 Tet 2023 | 13:51 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, të dielën do të nisë një vizitë katërditore në Maqedoninë e Veriut, Kosovë, Mal të Zi, Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë.

Ajo të hënën do të udhëtojë për në Prishtinë, ku do të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Më këtë rast ajo do të paraqesë detaje të Planit të Rritjes për rajonin.

“Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, të dielën do të nisë një vizitë katërditore në Maqedoninë e Veriut, Kosovë, Mal të Zi, Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë. Ky do të jetë rasti për të diskutuar bashkëpunimin dypalësh dhe veçanërisht për t’u prezantuar më në detaje udhëheqësve rajonalë Planin e Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor”, thuhet në njoftimin e BE-së.

Kujtojmë se herën e fundit kur Von der Leyen vizitoi Prishtinën ishte më 29 shtator 2021, ku pati premtuar liberalizimin e vizave për Kosovën.

Të ngjashme