Von der Leyen thotë se Mali i Zi prej kohësh ka bërë më shumë përparim në rrugën e tij drejt BE-së

Prishtinë | 31 Tet 2023 | 13:23 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se zgjerimi i BE-së është në krye të prioriteteve të Komisionit Evropian.

“Unë e di se sa të përkushtuar janë qytetarët e Malit të Zi për t’u bashkuar me BE. Ne jemi të lumtur të ndihmojmë që kjo të ndodhë,” tha ajo.

Ajo theksoi se Mali i Zi ka qenë prej kohësh vendi që ka bërë më shumë përparim në rrugën e tij drejt BE-së. “Më vjen mirë që jeni të vendosur ta ruani atë pozicion”, theksoi ajo në një konferencë për media, gjatë vizitës së saj në Mal të Zi, shkruan Vijesti, transmeton Klankosova.tv.

Të ngjashme