Vonesa dhe devijime në projektet e bashkëfinancuara me donatorë

Prishtinë | 05 Mar 2018 | 08:06 | Nga

Mosrealizim të projekteve brenda afatit të parapara nga ana e ministrive, komunave dhe ndërmarrjeve publike si përfituese dhe implementuese të tyre, ka evidentuar Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA).

Në raportin e auditimit të performancës: “Menaxhimi i marrëveshjeve të bashkëfinancimit me donatorët dhe rezultatet e arritura”, nga tetë projekte të audituara, ZAK-ja vë në pah se vetëm tri projekte janë realizuar plotësisht me gjithë vonesat, ndërsa tri projekte të tjera nuk janë duke u realizuar sipas afateve të parapara, shkruan sot “Koha Ditore”.

Shqetësuese, sipas ZKA-së, mbeten dy projektet e kompanive të ujërave, “Hidroregjioni” në Prizren dhe “Hidromorava” në Gjilan, të cilat nuk janë duke u implementuar sipas afatit të paraparë, me gjithë faktin që afati kohor për realizimin e projektit ka kaluar.

Për realizimin e këtyre dy projekteve që kishin për qëllim mbështetjen për ujë dhe kanalizim në zonat rurale, Qeveria kishte nënshkruar marrëveshje me Comunity Development Initiatives (CDI). Për këtë projekt, CDI-ja kishte dhuruar 11 milionë e 814 mijë euro, ndërsa Qeveria afër 8 milionë euro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme