Ekonomia Online
FUNDIT

Vonesa në paga, punëtorët teknikë të spitalit “Isa Grezda” në Gjakovë nisin grevën

Vonesa në paga, punëtorët teknikë të spitalit “Isa Grezda” në Gjakovë nisin grevën

Punëtorët teknikë të spitalit “Isa Grezda” në Gjakovë kanë hyrë në grevë. Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ku edhe ka shpërndarë njoftimin e plotë. Federata Sindikale e Punëtorëve të Sektorit Privat të Kosovës […]

Punëtorët teknikë të spitalit “Isa Grezda” në Gjakovë kanë hyrë në grevë.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ku edhe ka shpërndarë njoftimin e plotë.

Federata Sindikale e Punëtorëve të Sektorit Privat të Kosovës ka njoftuar se greva ka filluar pasi punëtorët nuk i kanë marrë pagat me kohë.

Sipas njoftimit, punëtorët do të vazhdojnë grevën deri në momentin kur pagat e tyre të ekzekutohen.

Federata shpreson që pagat për këta punëtorë të përcillen sa më shpejt, në mënyrë që ata të kthehen në vendet e tyre të punës dhe në kryerjen e shërbimeve.

Punëtorët teknikë të spitalit “Isa Grezda” në Gjakovë kanë hyrë në grevë.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ku edhe ka shëprndarë njoftimin e plotë.

Të ngjashme