Vonesat e pagesave shtesë për policët dhe ushtarët, Ministria e Financave lë në faj organizatat buxhetore

Prishtinë | 28 Mar 2025 | 23:43 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka reaguar pas raportimeve për mos ekzekutimin e pagave dhe shtesave tjera, duke e kaluar përgjegjësinë tek organizatat buxhetore.

Në një komunikatë për media, Ministria thotë se përgatitja e listave të pagave dhe sigurimi që fondet janë brenda kufijve të miratuar në ligjin për ndarjet buxhetore janë përgjegjësi e vetë institucioneve përkatëse.

Ministria shpjegon se Thesari vetëm proceson pagesat, por nuk ka rol në menaxhimin e buxheteve të institucioneve shtetërore.

“Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve përderisa shpreh mirëkuptimin e saj për shqetësimet e ngritura në lidhje me ekzekutimin e pagave dhe shtesave, e sheh të nevojshme të sqarojë se përgjegjësia mbi përgatitjen e listave të pagave, e njëkohësisht edhe sigurimin se shuma e urdhëruar për pagesë është brenda kufijve buxhetorë të miratuar në

ligjin për ndarje buxhetore, i takon secilës organizatë buxhetore përkatëse.

MFPT, përkatësisht Thesari, vetëm sigurohet që shuma është në përputhje me ndarjen buxhetore, dhe e bën procesimin e pagesës nëpër llogari individuale”, thuhe në reagim.

Të ngjashme