Qendërmbrojtësi Ardin Dallku i ka siguruar fitoren skuadrës së Vorsklas në udhëtim ndaj Karpatyt.
Dallku ka shënuar golin e vetëm të ndeshjes, që u zhvillua të shtunën në kuadër të xhiros së tetë të kampionatit ukrainas, shkruan sot “Koha Ditore”.
Ai ka luajtur gjatë tërë ndeshjes, kurse golin e ka realizuar në minutën e 90-të.
Për Dallkun ky ishte goli i parë këtë edicion. Me këtë fitore Vorskla është ngritur në kuotën e 12 pikëve.