Qeveria sot e tha këtë: Vota juaj kushton 110 euro!
Tash e 4 vjet ju kemi lënë pa iu rritur si duhet rrogat.
Tash, pas 4 vjetësh, po ju rrisim rrogat për 55 euro!
Këtë rritje po e bëjmë më 1 shkurt, vetëm 9 ditë para zgjedhjeve.
Edhe po thotë, mos harroni që në këto zgjedhje të na votoni neve, në mënyrë që në korrik të iu rrisim edhe për 55 euro!
Dmth vota vlen 110 euro. Por 50% po t’i japim paradhënie dhe 50% të tjera, kur ta kryesh punën!
Në të njëjtën kohë, po thuhet buxheti i vitit 2025 do të jetë 60% më i madh se ai i vitit 2020. Atëherë pse nuk janë rritë rrogat çdo vit nga 15%?! Ose, pse nuk po rriten rrogat për 60% tash?!
Kjo veç rritje rrogash nuk është. Transaksion i dobët biznesor, ndoshta!