Votat e diasporës: Numërohen 80 nga 223 kuti

Prishtinë | 15 Qer 2026 | 09:38 | Nga Ekonomia Online

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se tashmë ka përfunduar vlerësimi i pakove me fletëvotime që i takojnë votimit jashtë Kosovës, përkatësisht votimit përmes postës, për zgjedhjet 7 qershorit dhe si rezultat janë sistemuar në 223 kuti.

Deri më tash, në platformë janë përditësuar të dhënat për 80 nga 223 kuti të numëruara apo 35.87%.

Ndryshe, një ditë më parë, KQZ ka përmbyllur procesin e vlerësimit të 85,790 pakove, prej të cilave janë aprovuar 82,809, ndërkaq janë refuzuar 2,981.

Në këtë LINK mund t’i gjeni përditësimet nga QNR.

Të ngjashme