Janë zbuluar votat e Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo për çmimet “FIFA The Best” dhe “Topi i Artë”.
Gjatë viteve, Messi dhe Ronaldo kanë dominuar çmimet individuale, me një total prej 13 “Topave të Artë”: Messi ka fituar tetë, ndërsa Ronaldo pesë.
Megjithatë, teksa afrohen në fazat e fundit të karrierës, asnjëri nga dy superyllët nuk ishte ndër të nominuarit për Topin e Artë më 2024.
Në atë vit, fitues u bë ylli i Manchester City, Rodri, ndërsa këtë vit çmimin e fitoi Ousmane Dembele nga Paris Saint-Germain.
Edhe pse tani Topi i Artë votohet nga gazetarët, Messi dhe Ronaldo dikur kishin mundësinë të votonin.
Kur çmimi i “France Football” u bashkua me FIFA-n, ata nuk e votuan njëri-tjetrin.
Disa vite më vonë, Messi votoi Ronaldon në “FIFA The Best”, duke e vendosur në top-tre të tij për vitet 2018 dhe 2019.
Ronaldo ia ktheu shërbimin një vit më vonë, duke e vendosur Messin në vendin e dytë në top-tre për “The Best”, çmim që atë vit fitoi Robert Lewandowski.
Ja disa nga votat e tyre ndër vite:
Votat e Lionel Messi:
“Topi i Artë”:
2010: Nuk votoi
2011: Xavi, Iniesta, Aguero
2012: Iniesta, Xavi, Aguero
2013: Iniesta, Xavi, Neymar
2014: Di Maria, Iniesta, Mascherano
2015: Suarez, Neymar, Iniesta
“FIFA The Best”:
2016: Suarez, Neymar, Iniesta
2017: Suarez, Iniesta, Neymar
2018: Modric, Mbappe, Ronaldo
2019: Mane, Ronaldo, De Jong
2020: Neymar, Mbappe, Lewandowski
2021: Neymar, Mbappe, Benzema
2022: Neymar, Mbappe, Benzema
2023: Haaland, Mbappe, Alvarez
2024: Yamal, Mbappe, Vinicius Jr
Votat e Cristiano Ronaldo
“Topi i Artë”
2010: Xavi, Casillas, Sneijder
2011: Nuk votoi
2012: Nuk votoi
2013: Falcao, Bale, Ozil
2014: Ramos, Bale, Benzema
2015: Benzema, James Rodriguez, Bale
“FIFA The Best”:
2016: Bale, Modric, Ramos
2017: Modric, Ramos, Marcelo
2018: Varane, Modric, Griezmann
2019: De Ligt, De Jong, Mbappe
2020: Lewandowski, Messi, Mbappe
2021: Lewandowski, Kante, Jorginho
2022: Nuk votoi
2023: Nuk votoi
2024: Nuk votoi