Komisioni Qendror i Zgjedhje ka miratuar mëditjet për pagesat e stafit të angazhuar në Qendrat e Votimit dhe Vendvotime për votimin e 21 prillit në katër komunat veriore të Kosovës.
Sipas vendimit të KQZ’së, të cilin e ka siguruar Gazeta Express, 60 euro për një ditë do të paguhet menaxherët e qendrave të votimit, ndërsa njëjtë do të paguhen edhe kryesuesit e këshillit të vendvotimit por për tri ditë (180 euro).
50 euro në ditë do të paguhen anëtarët e Këshillit të Vendvotimit në periudhë triditore dhe zyrtarët e tavolinës ndihmëse në qendër të votimit në periudhë prej 1 dite.
KQZ ka vendosur që 45 euro në ditë të paguhet çdo anëtar rezerv në këshill të vendovotimit në periudhë dyditore, ndërsa 60 euro në ditë do të paguhet çdo shërbim i transportit për transportimin e materialit jo të ndjeshëm dhe të ndjeshëm zgjedhor në afat dy ditor
30 euro do të paguhet çdo punëtor fizik për ngarkimin dhe shkarkimin e materialit zgjedhor.
Këto pagesa janë llogaritur në bruto dhe zyrtarët Ekzekutiv dhe anëtarët e KKZ’ve që brenda 5 ditëve, pas ditës së votimit, t’i dorëzojnë listat e pagesave me saktësi në formë fizike dhe elektronike në Sekretaritin e KQZ’së.