Votimi i Marrëveshjes së Demarkacionit shtyhet për nesër?

Prishtinë | 20 Mar 2018 | 22:45 | Nga

Debati në Kuvendin e Kosovës për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi ka hyrë në orën e shtatë.

Burime të Ekonomia Online thonë se votimi i marrëveshjes pritet të lihet për nesër në orën 10.

Kur kanë mbetur edhe disa deputetë të diskutojnë, kryeparlamentari Kadri Veseli është parë duke u konsultuar me nënkryetarin e Kuvendit nga radhët e LDK-së, Kujtim Shala; shefin e GP-së të LDK-së, Avdullah Hoti dhe dy zv/kryeministrat Enver Hoxhaj dhe Fatmir Limaj.

Shtyrja e votimit të marrëveshjes besohet se shtyhet për mungesë të 80 votave, pasi në momentin e fundit deputeti i LDK-së, Ramiz Kelmendi, ka thënë se është sëmurë, por edhe se është kërcënuar që mos ta votojë marrëveshjen.

Të ngjashme