Votimi për mërgimtarët po kalon me probleme, quhet shkelje e të drejtave të tyre

Prishtinë | 27 Mar 2019 | 11:38 | Nga Alban Begolli Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Votimi me postë për mërgimtarët ka shkaktuar shumë probleme në zgjedhjet e fundit.

Madje kjo mënyrë e votimit, për deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, është shkelje e të drejtave të njeriut, raporton Ekonomia Online.

Haxhiu e cila është edhe kryetare e Komisionit për Legjislacion, tha se votimi mund të bëhet edhe përmes ambasadës.

“Konsiderohet që nuk është bere asgjë për problemet e votuesve jashtë vendit vetëm 15.000 ju ka dhe në të drejtë për votim por jashtë vendit janë 30 për qind të popullit. Votimi me votë me poste është shkelje të drejtave të tyre kemi folur edhe me Avokatin e Popullit.  Kemi diskutuar që ata të votojnë jo vetëm me poste por edhe përmes ambasadës. Kemi një Qeveri që nuk funksionon dhe për këtë ky projekt ligj nuk u adresua”, tha Haxhiu.

Në lidhje me procedurat të votimit jashtë vendit, u diskutua në një dyshim publik i organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës dhe Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit.

Albulena Hasani nga KDI, tha se probleme janë shfaqur që nga aplikimi për votim jashtë vendit, ku janë bllokuar llogaritë. Ajo bëri të ditur të dhënat e KQZ-së, që flasin për më shumë se 15 mijë kërkesa të miratuara në raport me më shumë se 20 mijë aplikime të mërgimtarëve.

“E dimë qe Kosova ka të lejuar vetëm votimin me postë jashtë vendit për zgjedhjet lokale, qendrore dhe referendum. Votimi nga jashtë ka paraqitur problem sidomos në zgjedhjet e fundit. Pasi që ka pasur një numër të madh të qytetarëve që janë jashtë vendit. Ndërsa mekanizmat e vënë nga KQZ-ja,  për regjistrimin e votuesve jashtë vendit ka qenë vetëm me poste elektronike. Kjo ka shkaktuar probleme të mëdha pasi që edhe vet llogaria u bllokua nga kërkesat e shumta. Sipas sekretariatit të KQZ, për të votuar jashtë vendit kanë aplikuar rreth 20 mijë ë 354 persona, janë miratuar 15 mijë e 118 persona dhe janë refuzuar 5 mijë e 286 kërkesa e kjo ka shkaktuar që të rihapet këtë diskutim”, tha Hasani.

Se ka ankesa të shumta të diasporës për votim jashtë Kosovës, e thotë edhe deputeti i pavarur, Korab Sejdiu. Ai tha se duhet të bëhet një projektligj në raport me këto kërkesa të qytetarëve.

“Gjatë takimeve tona si komision kemi ankesa nga qytetarët jashtë vendit kanë pas vullnet me votu po nuk kanë mundur nga procedurat burokratike. Kemi pasur dëshirë të kemi më shumë pjesëmarrës po shumica e kanë refuzuar për shkak të procedurave. Kemi ardhur kemi votuar në komision që te adresohen nenet ë ligjit për votim nëpër ambasada dhe konsulta të Republikës së Kosovës jashtë vendit besoj që kemi ardhë në bëjmë një projektligj për ndryshimin e këtyre pengesave”

Ndërsa, Driton Qeriqi nga D4D, tha se analizat e bëra tregojnë se nuk ekziston asnjë instrument ndërkombëtar për votim jashtë vendit.

“Lloji i zgjedhjeve jashtë vendit dhe mënyrën e votimit ndërsa një analize me e detajuar ka të bëjë me vendet e rajonit dhe BE së. Sipas këtyre analizave si përfundim. Nuk ekziston instrument ndërkombëtar ligjor për votim jashtë vendit, Diudakrocion i secilit Shtet, Kosova lejon votimin për mos zgjedhje legjislative, lokale dhe referendum, Kosova aplikon votim me postë, Shumica e vendeve nuk lejojnë votim nga jashtë për zgjedhjet lokale”, tha Qeriqi, raporton EO>

Përndryshe, KDI ka marrë një kërkese nga Komisioni për Legjislacion për hulumtim parlamentar për të hulumtuar mënyrat e votimit jashtë vendit, rajon Evrope dhe ShBA.

Ky projekt është i implementuar nga KDI-ja për më shumë se tre vjet dhe qëllimi i tij është ti ofrohet ekspertizën komisioneve.

Të ngjashme