Analistja Aida Dërguti ka komentuar nisjen e procesit të votimit për president, pavarësisht mungesës së kuorumit.
Ajo tha se nuk ka asgjë për t’u befasuar se përse po shkon kuvendi në votim të presidentit të vendit.
“Nuk kemi pse me u befasu, kemi pa shumë raste kur është shkel ligji edhe Kushtetuta, nëse i ka konvenu pushtetit aktual”, ka thënë Dërguti në klankosova.
Ajo poashtu ka thënë se nëse Kurti nuk don dikë për president ai nuk bëhet, ndërsa e pyetur se përse nuk e donte Vjosa Osmanin për kandidate tha se pritej në seancë së paku të fliste nga opozita.
“Kam pritur sot në seancë, së paku kur mbajti atë monologun e gjatë në Kuvend, kam prit që dikush nga opozita do të dalë t’i bëjë pyetje pse jo Vjosa Osmani, pse na futë në këtë krizë” ka thënë Dërguti.
Ajo theksoi se këtë rritje, Kurti e ka marrë duke e goditur LDK dhe duke e marrë Vjosa Osmanin, ndërsa tani partinë e saj po e mbanë brenda, ndërsa Osmanin e largoi.