Votohen ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale që lehtësojnë gjykimin në mungesë për krime lufte

Prishtinë | 19 Pri 2021 | 11:15 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit ka votuar pro kërkesës së ministrisë së Drejtësisë (MD) për plotësim ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale, për gjykimin në mungesë për krimet e luftës, raporton Ekonomia Online.

Përderisa deputeti i Listës Serbe Ljubinko Kradziq, nuk ka qenë i pranishëm në votimi.

Mirëpo anëtarët e Komisionit nga radhët e opozitës kërkuan që mos të nxitohet, pavarësisht që e mbështetën në parim iniciativën e MD-së.

Adnan Rrustemi, nga Lëvizja Vetëvendosje, ka deklaruar që është me rëndësi që procesi i gjykimit në fillojë sa më parë dhe të vendoset drejtësi.

“Unë insistoj që Komisioni me përfshijë veten në punë përmbajtjesore të monitorimit dhe të mbikëqyrjes për të përmirësuar ligjet e caktuara aty ku kanë mbetur në zbatim. Formim i një grupi punues që do të sjellë rregulloren e Kuvendit që ta hartojë draftin e parë”.

“Përgjegjësia e krimeve të luftës në Kosovë nuk është adresuar asnjëherë në mënyrë adekuate dhe për mua është me rëndësi që procesi i gjykimit në mungesë të fillojë sa më parë dhe secili prej nesh e kupton ndryshimin e këtij ligji sado teknik që duket”.

Ndërkohë, deputetja Blerta Deliu-Kodra e ka cilësuar si qasje ad-hoc inicimin e kësaj çështjeje, duke thënë se qasja e përshpejtuar nuk është e duhura. Deliu ka kërkuar që në këtë proces të përfshihet shoqëria civile.

“Sa i përket Demokracia Plus është ide e mirë sepse e kemi pare me tentimin qe e keni bërë përligjin për zgjedhje pa shoqëri civile nuk bënë dhe jo vetëm Demokracia +, por të gjitha shoqëritë civile”.

“Kjo qasje e ndryshimit ad-hoc është qasje jo profesioniste dhe jo e bukur aq më pak kur flasim për çështje serioze. Koha po dëshmon që keni qe ë të gabuar dhe me urgjencë e kemi në trajtim ndryshimin jashtë procedurave të rregullta”.

“Kur PDK-ja ka udhëhequr me MD-në ka qe ë edhe Projekt-kodi i Procedurës penale, prandaj ky ndryshim do të duhej bëhej përmes projekt Kodit të Procedurës Penale dhe kjo qasje nuk i shkon këtij Komisioni dhe nuk duhet të kemi nguti. Ne kërkojmë një konsultim më të gjerë me prokurorë e gjyqtarë”.

Ndërsa Driton Selmanaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës, tha se urgjenca të tilla nuk po arrihet që të hartohen ligje të duhura, raporton EO.

Deputeti nga AAK-ja Besnik Tahiri tha se trajtimi i ligjeve kërkoj angazhim të plotë, deri sa ka shtuar që se nuk duhet të ketë situata befasuese si për Ligjin për zgjedhje.

Të ngjashme