Kuvendi i Kosovës ka votuar me 61 vota Qeverinë e re me kryeministër Avdullah Hotin, raporton Ekonomia Online.
Nga 86 deputetët e pranishëm në seancë, 24 votuan kundër, kurse deputetja e AAK-së, Kadaj-Bujupi, abstenoi.
Hoti e ka prezantuar kabinetin e tij qeveritar, me gjithsej katër zëvendëskryeministra dhe 16 ministra.
Hotit iu hap rruga për formimin e Qeverisë pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila i dha të drejtë dekretit të presidentit Hashim Thaçi për mandatarin e formimit të Qeverisë.
Përbërja e Qeverisë së re:
Kryeministër: Avdullah Hoti
Zëvendëskryeministri i parë: Besnik Tahiri
Zëvendëskryeministrat e tjerë: Driton Selmanaj, Albulena Balaj-Halimaj dhe Goran Rakiq
Ministri i Punëve të Brendshme – Agim Veliu
Ministre e Financave – Hykmete Bajrami
Ministri i Infrastrukturës – Arban Abrashi
Ministri i Shëndetësisë – Armend Zemaj
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural – Besian Mustafa
Ministri i Mbrojtjes – Anton Quni
Ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve – Vlora Dumoshi
Ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës – Meliza Haradinaj-Stublla
Ministri i Drejtësisë – Selim Selimi
Ministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit – Ramë Likaj
Ministër i Ekonomisë dhe Ambientit – Blerim Kuçi
Ministër i Tregtisë dhe Industrisë – Vesel Krasniqi
Ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale – Skender Reçica
Ministër për Kthim dhe Komunitete – Dalibor Jevtiq
Ministër i Zhvillimit Rajonal – Enis Kervan