Në shkollën “Sami Frashëri” në kryeqytet ka filluar me kohë votimi për kryetar të komunës, raporton Ekonomia Online.
Të drejtë vote kanë qytetarë 5 855 qytetarë, ka konfirmuar menaxheri i kësaj qendre Daut Selimi. Sipas tij, janë duke u respektuar të gjitha masat anti-Covid.
“Qendra e votimit në Shkollën Sami Frashëri është hapur me kohë. Gjithçka është në rregull, përgatitjet janë bërë me kohë dhe ka 7 vendvotime”.
“Numri i qytetarëve me të drejtë votë është 5 855. Të gjitha masat anti-Covid janë ndërmarrë dhe shkolla është e pajisu4 me dezinfektues.
Naser Gashi tha se procesi i votimit është i qetë dhe se pret ndryshime.
“Jemi të shqetësuar me kryeministrin që e ka shkel heshtjen zgjedhore me vizitën në Podujevë dhe Gjakovë”.
“Votuesit e përcaktojnë kandidatin për Prishtine sepse nuk ka peshë individi”.
Qytetarët e 21 komunave të vendit i janë drejtohen kutive të votimit për herë të dytë në zgjedhjet lokale, ku 42 kandidatë do të përballen në balotazh për të fituar mandatin e kryetarit, raporton Ekonomia Online.
Të drejtë vote në këtë raund të dytë kanë 1 milion e 260 mijë e 571 qytetarë, këta votues të drejtën e tyre mund ta ushtrojnë në 575 qendra të votimit me gjithsej 1 638 mijë vendvotime.
Gjakovë, Drenas, Gjilan, Dragash, Istog, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Obiliq, Rahovec, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Shtime, Viti, Vushtrri, Malishevë, Junik, Mamushë dhe Kllokot janë komunat që votojnë për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale ndërsa në raundin e parë janë zgjedhur kryetarët e 17 komunave.