Kuvendi i Kosovës është mbledhur për seancë plenare me pikat e papërfunduara. Njëra ndër to është edhe Projektligji për pagën minimale, raporton Ekonomia Online.
Ky ligj është duke u kundërshtuar fuqishëm nga veteranët e UÇK-së pasi që nuk janë përfshirë në të.
Kujtojmë se para disa ditësh pati edhe protesta nga veteranët e dalur nga lufta, protestë kjo e cila edhe eskaloi, ku u panë të lënduar disa veteranë, një zyrtarë policor e gjithashtu edhe disa gazetarë.
E për këtë duket se Policia e Kosovës ka marrë masa. Ata kanë rrethuar Kuvendin e Kosovës për të ofruar siguri të plotë për të zgjedhurit e qytetarëve.