Kuvendi i Kosovës ka votuar Qeverinë e re, të udhëhequr nga Albin Kurti, duke shënuar nisjen e mandatit të katërt të tij si kryeministër, raporton Ekonomia Online.
Qeveria mori mbështetjen e shumicës së deputetëve të pranishëm, me 62 vota për, 8 kundër dhe asnjë abstenim.
Deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës, të Aleancës e Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk ishin të pranishëm në seancë ku u votua Qeveria. Të pranishëm ishin deputetë të VV-së, Listës Serbe e disa nga komunitetet.
Para votimit, kryeministri Kurti prezantoi ekspozenë e Qeverisë së re, duke përmendur arritjet e mandatit të kaluar në ekonomi, masat sociale dhe mbështetjen për sektorë të ndryshëm.
