Votoi bashkë me bashkëshortin e saj në Qendrën e Votimit në Fakultetin Teknik në Prishtinë, por kandidates për deputete Besa Luzha, në listën e rezultateve i figuron se ka marrë vetëm një votë.
Luzha, e cila garoi në listën e koalicionit AAK-PSD, është e bindur se të paktën dy vota i kishte të sigurta në vendvotimin 1907E, raporton KTV.
Për këtë, kërkon sqarime nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Luzha shprehet e shqetësuar me akuzat e kandidatëve për deputetë, për vjedhje të votave brenda partive.
Akuza për vjedhje të votave gjatë numërimit të tyre ka bërë edhe kandidati i AAK-së për deputet Burim Ramadani.
Ai ka shkruar se iu “avulluan” votat nga komisionerët, në një qendër të votimit në Suharekë.
Ndërkaq, kandidati i PDK-së për deputet Blerim Latifi, po në “Facebook”, ka shkruar se kjo parti i humbi zgjedhjet pikërisht nga lufta brenda kandidatëve të partisë për të grabitur vota.
Madje, Latifi i ka akuzuar bashkëpartiakët e tij se kanë blerë vota në Drenicë me 5 e 10 euro, dhe me metra të druve për dimër.
civile kërkon që akuzat për vjedhje të votave brenda subjekteve politike të dorëzohen në formë të ankesave në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
Akuza për vjedhje të votave të kandidatëve për deputetë brenda subjekteve politike ka pasur edhe në zgjedhjet parlamentare të 2017-s.