Deputetët e Kuvendit të Kosovës me 86 vota për e miratuan marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian për pjesëmarrje të Kosovës në programin e BE-së “Fiskalis” për bashkëpunim në fushën e tatimit.
Me 86 vota pro, asnjë abstenim dhe asnjë kundër, Kuvendi i Kosovës ka miratuar edhe një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe BE-së për doganat.
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka thënë se programi mbështet bashkëpunimin mes autoriteteve administratave tatimore të Bashkimit Evropian dhe vendeve potenciale kandidate.
“Si program ka për qëllim zhvillimin dhe funksionimin e sistemeve kryesore të teknologjisë informative dhe krijimin e rrjeteve mes zyrtarëve të administratave tatimore nga e gjitha Europa”.
Këtë marrëveshje e ka përkrahur edhe opozita.
Ndërsa marrëveshja për parkun e inovacionit dhe trajnimit në Prizren e ndërmjet Kosovë dhe GIZ-it u votua me 83 vota për.
Edhe për këto marrëveshje deputetët ishin unanim dhe i votuan pa asnjë votë kundër.