Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka votuar në Qendrën e Votimit në shkollën “Ymer Lala” në Surrel.
Kreu i Partisë Socialiste e ka shfrytëzuar të drejtën e tij në këtë fshat në qarkun e Tiranës, njofton Klan Kosova.
Pas votimit, ai ka thënë se sot është një ditë e bukur për të mos ushqyer ndjenjë negative ndaj askujt.
“Sot është një ditë shumë e bukur, një diell fantastik. Sot është dita që të mos ushqejmë asnjë ndjenjë negative ndaj askujt që me votën e vet shprehin një opinion tjetër”.
“Mos të harrojmë asnjëherë se jemi një familje e madhe në të njëjtin atdhe”.
“Askush mos të harrojë se demokracia është një sport ku secili duhet të zbresë vet në fushë. Kështu që gjuajeni vet penalltinë tuaj dhe në fund të fitojë më i miri”.