Ish-kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano,dhe bashkëshortja e tij Xhoana Nano kanë votuar mesditen e sotme në zonën e Mulletit në kryeqytet.
“Unë besoj se sot mund të jetë një ditë si gjithë të tjerat dhe të mos jetë aq e gjatë periudha kur duhet të presim. Më në fund një pjesë do gëzohen, një pjesë do mërziten. Jam i sigurt që ata që do gëzohen do gëzohen për të gjithë, ata që do mërziten të mërziten vetëm për vete dhe të mos i mbajë shumë”.
I pyetur nga gazetarët si e komenton pjesëmarrjen në votime, Fatos Nano tha se është e ulët dhe pikërisht për këtë arsye shkoi të votonte që të nxisë qytetarët.
“Ishte pak e ulët prandaj erdha që ta nxis”/TV Klan.