Voton Krasniqi i IRDK-së, fton edhe qytetarët të ushtrojnë këtë të drejtë

Prishtinë | 09 Shk 2025 | 15:07 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Iniciativës së Re Demokratike të Kosovës, Elbert Krasniqi, ka ushtruar të drejtën e tij kushtetuese për të votuar në procesin zgjedhor që po zhvillohet në Kosovë.

Pasi ka dhënë votën e tij, Krasniqi u ka bërë thirrje qytetarëve që të bëhen pjesë e këtioj procesi zgjedhor.

“I ftoj të gjithë qytetarët që të dalin për të ushtruar të drejtën e tyre në këtë ditë të rëndësishme për vendin tonë”, ka shkruar Krasniqi, që e drejton Iniciativën e Re Demokratike të Kosovës.

Të ngjashme