Presidenti Hashim Thaçi, së bashku me bashkëshorten dhe djalin Endritin, kanë votuar në shkollën “Faik Konica” në kryeqytet, raporton Ekonomia Online.
Pas votimit Thaçi zgjedhjet e sotme i ka vlerësuar të rëndësishme për shtetin e Kosovën për kultivimin e demokracisë, afirmimin dhe konsolidimin e shtetit dhe forcimin e institucioneve.
“Sapo votuam me Lumnijen dhe Endritin. Këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme për afirmimin e shtetit të Kosovës, për kultivimin e demokracisë, për konsolidimin dhe forcimin e institucioneve të ardhshme të Republikës së Kosovës”, tha presidenti.
Prandaj, i ftoj të gjithë qytetarët, pa dallim partie politike apo etnie të dalin masovikisht në zgjedhje dhe të votojnë për të ardhmen e tyre.