Voziti nën ndikim të alkoolit, i merret patentë shoferi për gjashtë muaj në Vushtrri

Prishtinë | 31 Kor 2023 | 15:25 | Nga Ekonomia Online

Një person në Vushtrri është dënuar me gjashtë muaj heqje të patentë shoferit, pasi që e ka vozitur veturën nën ndikim të alkoolit.Përpos kësaj mase, policia e ka gjobitur atë edhe me 200 euro si dhe dy pikë negative.

Poashtu, forcat e rendit kanë treguar edhe për sasinë e alkoolit të konsumuar nga ai pas kryerjes së testit.“Gjatë kontrollit të dokumenteve shoferit i është matur alkooli me alkool test që ka rezultuar se ka qenë nën ndikim të alkoolit prej 0.62 promil”, njofton policia.

Të ngjashme