Vrapohet në Prishtinë – synohet ngritja e vetëdijes për parandalimin e kancerit të gjirit

Prishtinë | 12 Gus 2023 | 10:27 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Grupi “Grmia 55”, në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, kanë organizuar një aktivitet vrapimi për ngritjen e vetëdijes dhe ndërgjegjësimin për parandalimin e sëmundjes së kancerit të gjirit, raporton Ekonomia Online.  

Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, tha se aktivitetet e tilla kanë për qëllim vetëdijesimin e qytetarëve për parandalimin e kësaj sëmundje.  

Sipas tij, janë të gjitha kushtet që i mundësojnë qytetarëve të realizojnë kontrollet për të parandaluar me kohë kancerin e gjirit, duke bërë thirrje për kontrolle të rregullta.

“Sot po vrapojmë edhe pse maratona është e organizuar për 1 tetor, por nuk duhet që vetëm në një ditë që ta kujtojmë e ta luftojmë kancerin, por duhet çdo ditë sëbashku  mundemi. Dr.Izeti është duke i mbajtur një seri takimesh nëpër hapësirat publike në vend të ndryshëm për me ngitë këtë vetëdijes, kaceri i gjiri është i parandalueshëm nëse e zëmë në fazat e para”.  

“Zakonisht për fat të keq shumica e shoqërisë që preken nga kjo sëmundje e marrin vesh vetëm në fazë e katër kur edhe është shumë e vonshme. I kemi të gjitha kushtet tash i kemi mamografitë që i kemi investuar, nuk duhet as të pritet në rend, i lus të gjithë qytetarët që ta bëjnë këtë të zakonshme që një herë në vit të kontrollohen që me parandaluar këtë sëmundje që merr jetë. Kushtet i kemi të vetëdijesohemi si shoqëri në mënyrë që të kemi një jetë më të shëndetshme, për të gjithë”. 

Drejtori i Shëndetësisë Izet Sadiku, tha se numri i grave që kryejnë mamografinë nuk është i mjaftueshëm, prandaj bëri thirrje të gjitha grave që të bëjnë kontrolle.

Ardita Rapunca nga “Gërmia 555”, tha se qëllimi i këtij vrapimi është që jo vetëm më 1 tetor të ketë ndërgjegjësim rreth sëmundjes së kancerit të gjirit.

“Qëllimi është për ngritjes të vetëdijesimit dhe ndërgjegjësimit për parandalimin e sëmundjes së kancerit të gjirit”.

“Edhe pse fushata mbahet me 1 tetor, ne kemi dashur te tregojmë që edhe me një ditë të zakonshme të vrapit për neve, e kemi organizuar një vrap prej 4 kilometrash sëbashku me Komunën, kështu që ky është qëllimi. Deri në 30 veta kanë me vrapuar, kryesisht janë të klubit”. 

Të ngjashme