Brahim Neziri 56 vjeç nga fshati Zahaq , u vra sot rreth orës orës 12:10, në rrugën “Besnik Lajqi” në Pejë.
56 vjeçari ishte baba i dy djemve, njëri prej tyre është i plagosur. Mirëpo gjendja shëndetësore e djalit të plagosur (27 vjeçar) është stabile kanë bërë të ditur zyrtarët e Spitalit të Pejës.
Express ka qëndruar tek shtëpia e viktimës në fshatin Zahaq, por vëllau i viktimës nuk ka pranuar të flasë.
Viktima bashkë me djemt e tij kanë një punëtori të dyerve dhe dritareve në fshatin Zahaq.
Ndërkohë qe policia po merret me rastin ende nuk dihen motivet e kësaj vrasje.