Vrasësit sauditë të gazetarit Jamal Khashoggi ishin trajnuar për një vit në Shtetet e Bashkuara

Prishtinë | 23 Qer 2021 | 09:09 | Nga Ekonomia Online

Katër sauditë që kishin marrë pjesë në vrasjen e gazetarit të Washington Post, Jamal Khashoggi në vitin 2018 në Stamboll, i kishin kaluar një vit duke u trajnuar në SHBA – në kuadër të marrëveshjes së aprovuar për trajnime nga Departamenti amerikan i Shtetit.

Siç raporton Reuters, duke u thirrur në raportin e New York Times, trajnimin e ka mbajtur grupi “Tier 1” në pronën private të kompanisë “Cerberus Capital Managment”, e është menduar të jetë për mbrojtjen e liderëve sauditë, transmeton Telegrafi.

Në një përgjigje të marrë nga zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Nad Price, thuhet se sipas ligjeve kjo ministri nuk mund të komentoj licencimin e aktiviteteve mbrojtëse që janë kryer, dhe se bazuar në politikat amerikane karshi Arabisë Saudite, kërkohet sundimi i ligjit dhe respektimi i të drejtave të njeriut.

Khashoggi që kishte shkruar kolumne me tone kritike në Washington Post ndaj mbretit saudit Mohammad bin Salman, një ekip i agjentëve të lidhur me princin e kishin mbytur dhe trupin e tij e kishin copëtuar në konsullatën saudite në Stamboll gjatë tetorit të vitit 2018.

Raporti i shërbimeve të zbulimit amerikan të publikuar në shkurt, thotë se mbreti saudit kishte miratuar arrestimin apo vrasjen e gazetarit.

Siç raporton New York Times, drejtori i “Ceberus”, Louis Bremer, ka konfirmuar rolin e kompanisë së tij në trajnimin e katër anëtarëve që ishin të angazhuar për vrasjen e Khashoggi, duke theksuar që Departamenti amerikan i Shteti dhe agjencitë tjera shtetërore janë përgjegjëse për kontrollimin e forcave të huaja që trajnohen në tokën amerikane.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme