XH.T nga fshati Runikë i Skenderajt është arrestuar si i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij dhe plagosjen e kunatës dhe baxhanakut.
Zyrtarisht ende nuk është mësuar motivi i kësaj vrasje dhe plagosjes së dy personave tjerë.
Mirëpo lajmi.net merr vesh nga burime brenda Policisë së Kosovës se arsyeja ishte një telefon që ia kishte dhënë motra e plagosur tashmë viktimës.
Sipas burimit fillimisht XH.T ia kishte marrë telefonin bashkëshortes së tij, që të mos komunikonte me askënd, duke i thënë se nuk do të guxonte të përdorte telefon. Por pas disa kohësh motra e plagosur ia kishte huazuar një telefon në fshehtësi për komunikim motrës tashmë të vrarë.
E kur XH.T e kishte hetuar fillimisht kishte shtënë mbi bashkëshorten e tij, që kishte vdekur në vend, dhe më pas kishte shkuar te shtëpia e baxhanakut në Radishevë dhe kishte plagosur atë dhe bashkëshorten e tij.
Sipas burimit të lajmi.net Xh.T ka thënë se nuk është penduar për atë që ka bërë, dhe do ta bënte sërish.