Mëngjesin e së premtes 19 vjeçari Engjëll Smërqaku është therur për vdekje në rrugën “Gjon Sereqi” në Gjilan, për vrasjen e tij nuk është arrestuar ende asnjë person i dyshuar.
Policia e Kosovës thekson se po punon intensivisht në zbardhjen e këtij rasti.
“Nuk ka ende informacione për arrestimin e ndonjë të dyshuari”, tha policia për Gazetën Express.
Motivet e vrasjes mbeten akoma të paqarta, përderisa nga familja nuk janë prononcuar për rastin nëse i riu kishte telashe me dikë në të kaluarën.
Vrasja e gjilanasit ndodhi në hyrje të ndërtesës banesore ku jetonte, i cili përkundër përpjekjeve për të shpëtuar vdiq nga plagët e rënda të shkaktuara nga thika.
Atij iu dha lamtumira e fundit dje në varrezat e qytetit të Gjilanit.