Një person i dyshuar si vrasësi i shqiptares Anxhela Meçani është arrestuar nga policia italiane.
Mediat e vendit fqinj shkruajnë se policia italiane ka arrestuar pasditen e djeshme, një burrë i kombësisë italiane, i cili ka qenë klienti i fundit i prostitutës shqiptare.
Rreth një javë më parë Anxhela u hodh nga një makinë në Torino, ndërsa humbi jetën në spital.
Mësohet se autori i dyshuar jeton në provincën e Cuneos, ndërsa për gjetjen e provave policia ka sekuestruar edhe automjetin e tij.
Atë mbrëmje mendohet se ky person ka qenë i fundit që ka takuar Anxhelën, si klient për shërbime seksuale, por pasi kryen punë ai nuk ka dashur ta paguajë 20 vjeçaren shqiptare.
Teksa ajo i ka rrëmbyer paratë me zor ai ka hap derën e pasagjerit dhe e ka shtyrë nga makina.
Kamerat e sigurisë kanë zbuluar se italiani rreth 40 vjeç ishte personi i fundit që ishte takuar me Anxhela Meçanin.