Tek varri i motrës, shkon rrallë, pasi që e ka të vështirë të përballet me të.
Por Shkumbim Pajazitaj nga Strellci i Deçanit, të premten e vizitoi Donjetën, mbase për t’i thënë se mjegulla rreth vdekjes së saj do të zhduket shpejtë.
Kjo pasi që Prokuroria Themelore në Pejë të enjten pasdite, e ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në po këtë qytet, aktauzën e ngritur ndaj Naser Pajazitajt, si i dyshuari kryesorë për vrasjen e Donjeta Pajazitajt më 9 nëntor të 2015-ës