Dy serbë janë gjetur pa shenja jete, sonte në mbrëmje, në Babimoc të Obiliqit. Mësohet se motivet e rastit janë një zënkë familjare.
Viktimat janë Gorica dhe Branislav Miliq. Gazeta Metro mëson nga burime brenda Policisë së Kosovës që burri është gjetur i varur.
Burimet brenda Policisë kanë thënë po ashtu se rasti nuk ka lidhje me motive etnike apo politike.
Obiliq: Një burrë dhe një grua serbe gjenden të vrarë
Dy persona janë gjetur të vdekur në një shtëpi në fshatin Babimoc të Obiliqit.
Sipas policisë, këta dy persona, njëri i gjinisë mashkullore e tjetri i gjinisë femërore, janë gjetur të vdekur sonte rreth orës 20:45 në fshatin Babimoc.
Zëdhënësi i policisë Baki Kelani tha se viktimat janë qytetarë të nacionalitetit serb.
“Me datë 08.01.2018 rreth orës 20:45 në fshatin Babimovc të Obiliqit në një shtëpi janë gjetur dy persona (një mashkull dhe një femer) të nacionalitetit serb, të vdekur”, tha Kelani për Express.
Ekipi mjekëor në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e viktimave, ndërsa njësitet policore janë në vendin e ngjarjes duke u marrë me rastin.