Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka ftuar në takim ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kryesuesit e këshillave, u.d Kryeprokurorin dhe Drejtorin e Policisë së Kosovës dhe po ashtu në një takim tjetër edhe mbledhjen e grupit ndërministror, raporton Ekonomia Online.
Siç mëson Ekonomia Online, ky takim do të mbahet nga ora 14:30 në ish-ndërtesën Rilindja.
Ky takim mbahet pas vrasjes së një gruaje nga ana e bashkëshortit në Pejë dhe rastit tjetër në Ferizaj, ku Erona Cokli dyshohet u vra nga ish-bashkëshorti i saj.