Grupi i ngushtë ndërministror pas vrasjes së gruas shtatzënë në Klinikën e Gjinekologjisë në Prishtinë, ka mbajtur takim të mërkurën me qëllim të raportimit për së afërmi me secilin veprim institucional, raporton Ekonomia Online.
Takimi ishte paralajmëruar nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe është mbajtur me dyer të mbyllura.
Siç mëson Ekonomia Online, në këtë takim nuk po marrin pjesë KGjK dhe KPK.