Vrasja e Ivanoviqit, prokurori Qerkini tërhiqet nga ndjekja e Rade Basaras

Prishtinë | 21 Qer 2024 | 20:47 | Nga Ekonomia Online

Ka vazhduar gjykimi ndaj të akuzuarve për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq. Në fjalën përfundimtare, prokurori special Burim Qerkini është tërhequr nga ndjekja penale e ish-hetuesit të Policisë, Rade Basara, siç tha ai për shkak të mungesës së provave.

Një të pazakontë zgjodhi ta bëjë të premten prokurori special Burim Qerkini, në fjalën e tij përfundimtare në rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit.


Rëndom prokurorët në fund të procesit kërkojnë dënimin maksimal për të akuzuarit, gjë që e bëri Qerkini për 5 prej të tyre, por befasuese qe tërheqja nga ndjekja penale e njërit prej tyre, Rade Basara ish hetuesit policor në veri.

Krejt në fund të procesit Qerkini po thotë se nuk ka prova për përfshirjen e tij në vrasjen e politikanit serb në Kosovë pasi i pandehuri në atë kohë ka qenë në Kroaci./GE

Të ngjashme