Një Gjykatë në Arabinë Saudite ka shpallur fajtorë 11 persona të cilët ishin akuzuar për vrasjen e kritikut të qeverisë, gazetarit Jamal Khashoggi.
Khashoggi vitin e kaluar u vra në Konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll.
Vrasja ende vazhdon të tendos marrëdhëniet mes aleatëve kryesorë.
Pesë persona do të ekzekutohen dhe tre të tjerët do të burgosen për 24 vjet, sipas një deklarate të lexuar në zyrën e prokurorit publik në Riad të hënën.