Vrasja e pronarit të “Selo Tours” në Serbi, flet familja e të ndjerit

Prishtinë | 02 Tet 2020 | 08:19 | Nga Ekonomia Online

Një person ka mbetur i vrarë mbrëmë në Novi Pazar. Bëhet fjalë për pronarin e një agjencioni turistik në Kosovë. Persona ende të panjohur për organet e hetuesisë kanë shtënë në drejtim të Selatin Janjevës ku i vdekur ka mbetur vet ai si dhe një person tjetër që ishte me tashmë të ndjerin është plagorus, shkruan Express.

E motivet dhe se kush janë personat që e kryen këtë akt, siç duket nuk po i di askush.

Familja e të ndjerit përmes një njoftimi ka njoftuar për vdekjen e Janjevës.

“Të Dashur farefis,dashamirës dhe udhëtarë me pikëllim të thellë ju informojmë që mbrëmë kompanisë sonë ju shua edhe një dritë! Mbrëmë në shtëpinë e tij që gjindet në Novi Pazar me datën 01.10.2020 në rrethana ende të pa qarta për ne është vrarë Selo (Selaki), Selatin Janjeva! Për datën e varrimit të së ndjerit ju informojmë në vazhdim!”, kanë deklaruar nga familja e të ndjerit.

Pas të shtënave, vrasësi është në arrati ndërsa Policia është në kërkim të tij, shkruan Kurir.

Portali lokal Sandzak Live ka publikuar pamje të shkëmbimit me armë zjarri, të siguruara nga kamerat e sigurisë.

Policia është në vendin e ngjarjes duke kryer hetimet, teksa edhe ambulanca shihet aty.

Të ngjashme