Një vrasje e rëndë ka ndodhur sot në lagjen “Dardania” në Prishtinë. Sipas informacioneve të marra një person ka vrarë gruan, nusen e djalit dhe më pas edhe veten, raporton Ekonomia Online.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës. Flora Ahmeti nga Zyra për informim në PK, ka thënë për Ekonomia Online se të vdekur me armë zjarri janë tre persona.
“Sot rreth orës 13:20, policia ka marrë informacionin për një vdekje te dyshimte ne rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore. Nga informacionet e para në vendin e ngjarjes dyshohet se nga arma e zjarrit janë vrare tre persona. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor ne vendngjarje. Aktualisht njësitet policore janë duke punuar ne sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin”, ka bërë të ditur Ahmeti për EO.
EO mëson se njëra nga viktimat që është nusja e djalit të kësaj familje kishte një foshnje për të cilën po përkujdesen fqinjët.
Ekipet e mjekësisë ligjore kanë arritur në vendin e ngjarjes.
LEXO EDHE: Ahmeti del në vendin ku ndodhi krimi i trefishtë në lagjen “Dardania”