Vrasja e rëndë në Zllakuqan të Klinës, arrestohet edhe një person tjetër i dyshimtë

Prishtinë | 20 Pri 2022 | 09:59 | Nga Ekonomia Online

Një vrasje e rëndë ka ndodhur ditë më parë në Zllakuqan të Klinës.

Viktima mbeti pa shenja jete pas një mosmarrëveshje, ndërsa lidhur me rastin është arrestuar një person i dyshimtë.

Por nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se mbrëmë është arrestuar edhe një person tjetër i dyshimtë lidhur me këtë vrasje.

Me këtë rast, policia ka sekuestruar një pushkë automatike me nëntë fishekë dhe nëntë gëzhoja, e cila armë dyshohet të jetë përdorur në rast, transmeton lajmi.net.

“VRASJE E RËNDË/ Klinë, 15.04.2022-18:22.Lidhur me rastin me datë 19.04.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nga i cili është sekuestruar një pushkë automatike me 9 fishekë dhe 9 gëzhoja, e cila armë dyshohet se ishte përdorë në rast. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.”.

Të ngjashme