Një gjykatë e lartë në Australi gjeti fajtorë katër persona për vrasjen e një refugjati shqiptar.
Benjamin Mitchell, Alfred Rigney, Matt Tenhoopen dhe Aaron Carver u shpallen fajtorë për vrasjen e Urim Gjabrit, ngjarje e ndodhur në tetor të vitit 2018, në Adelaide.
Një juri prej 10 grash e 2 burrash i gjeti ata fajtorë për vrasjen e shqiptarit në një shtëpi ku kultivohej kanabisi.
Gjabri u gjet i vdekur në banesë.
Sipas grupit hetimor, ai ka jetuar për disa kohë, por një plagë në kokë ka qenë fatale për të.
Gjaku i gjetur, i shpërndarë nëpër kanabis, tregon se si ka lëvizur nëpër shtëpi në tentativë për të shpëtuar veten, ndërsa trupi i pajetë u gjet vetëm tri ditë pas ngjarjes.
Analizat e ADN, të gjetura mbi një thikë dhe bish cigarejej të gjetur në banesë lehtësuan punën e autoriteteve australiane.
Dyshohet se shkak i vrasjes së 46-vjeçarit mund të ketë qenë prishja e pazareve të drogës.
Lënda narkotike e gjetur në banesën e viktimës ishte marrë nga autorët e dyshuar pasi kishin ekzekutuar shqiptarin.