Janë bërë 43 vjet nga vrasja e vëllezërve Jusuf e Bardhosh Gërvallës si dhe Kadri Zekës.
Partia Demokratike e Kosovës përmes një postimi tha se ekzekutimi i tyre ishte një ndër goditjet më të mëdha që iu dha organizimit politik dhe ndërkombëtarizimit të çështjes së Kosovës në botën perëndimore.
Ndër të tjera, PDK thotë se kjo ngjarje nuk arriti ta shuante lëvizjen patriotike dhe motivin për çlirim.
“Tre ranë, me mijëra u ngritën! Ekzekutimi i Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës, 43 vite më parë nga dora e shërbimit sekret jugosllav në Untergrupenbach të Gjermanisë, ishte një ndër goditjet më të mëdha që iu dha organizimit politik dhe ndërkombëtarizimit të çështjes së Kosovës në botën perëndimore”, thuhet në deklaratën e PDK-së.
“Por, kjo ngjarje nuk arriti ta shuante lëvizjen patriotike dhe motivin për çlirim. Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka ranë, por veprimtaria e tyre heroike u bë burim frymëzimi për brezat pasues të atdhetarëve dhe veprimtarëve të çështjes kombëtare. Lavdi e përjetshme!”.