Në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në Shkodër, ku u vranë dy vëllezërit Astrit dhe Brahim Bilali, reagon edhe kryetarja e bashkisë Shkodër, Voltana Ademi.
Sot në banesën e tyre u ekzekutuan me armë zjarri dy vëllezërit Astrit dhe Brahim Bilali, përkatësisht 59 dhe 61 vjeç.
Ademi shkruan se Shkodra është lënë në mëshirën e fatit nga ana e qeverisë.
“Sot është e shtunë dhe jemi zgjuar me një ngjarje shumë të rëndë. Kjo është shqetësuese. Mendoj se kjo duhet të tmerrojë së pari kryeministrin dhe pastaj zv.kryeministrin dhe gjithë qeverinë.
Por mesa duket ka tmerruar vetëm qytetarët e Shkodrës.
Qytetarët e Shkodrës kërkojnë nga shteti që ta marrë situatën në dorë dhe ta çojë deri në fund . Shkodra është lënë në mëshirën e larjes së hesapeve dhe të krimit”, shprehet Voltana Ademi.