Vrasja në AKI u krye me revole ilegale

Prishtinë | 04 Sht 2018 | 19:15 | Nga

Zyrtari i AKI-së ka kryer vrasjen me revole ilegale. Ai u ka thënë hetuesve policor se çdo dite e ka marrë revolen në pune dhe asnjëherë nuk ishte kontrolluar. Ky fakt dëshmon për nivelin jo të mirë të sigurisë në këtë institucion.

Një burim i ka thënë Insajderit se i dyshuari, Valon Ibërdemaj u ka treguar se vrasjen e ka kryer pas një tallje që i kishte bërë viktima.

“I dyshuari e ka pranuar vrasjen. Ka thënë se viktima i ka lëshuar një fjalë dhe ky në vend ka nxjerr revolen dhe e ka qëlluar. I dyshuari ka thënë se ‘nuk di gjë vetëm më janë terru sytë’”, ka treguar burimi.

I dyshuari ka treguar se ka dy vjet që nuk është ndjerë mirë, prej kohës së degradimit. Ai ka qënë ndër punetorët e parë në AKI.

Por pas një fjalosje që kishte pasur me ish-drejtorin e AKI-së Bashkim Smakajn, rreth një parkingu, Ibërdemaj ishte degraduar nga pozita e zyrtarit operativ ne pozitën e sigurimit. Ky fakt, ka thënë se e kishte munduar shumë.

Ka thënë se me viktimën kanë pasur raporte të mira, por se kur i kanë përmendur degradimin ai vazhdimisht ishte ndjerë keq. I dyshuari i ka thënë policisë se nuk e di saktë se çfarë e ka shtyre ta kryejë vrasjen.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme