Ka marrë fund arratija e Xhemail Nuhiut, i akuzuar për vrasjen e Muhamet Matoshit në Hajvali të Prishtinës.
Top Channel, duke iu referuar dokumenteve të gjykatës së ekstradimeve në Londer, thotë se përpara kësaj gjykate ka dalë Xhemail Nuhiu, 47 vjeç.
Ai është shpallur në kërkim nga policia e Kosovës pasi akuzohet se më 11-8-2025 ka vrarë Muhamet Matoshin në Hajvali të Prishtinës, raporton IndeksOnline.
Nuhiu është arrestuar nga skuadra e gjurmit të të kërkuare në policinë Metropolitane në Londër.