Vrasja në Mirditë, 45-vjeçari u gjet i vdekur brenda automjetit

Prishtinë | 15 Qer 2026 | 08:58 | Nga Ekonomia Online

Policia e Shqipërisë ka dhënë detaje lidhur me vrasjen që ka ndodhur mëngjesin e së hënës në Mirditë, ku nga të shtënat me armë zjarri, ka humbur jetën 45-vjeçari, Valter Lleshi.

Viktima është gjetur në automjet, rreth orës 07:10, në fshatin Shkorret të Mirditës, në aksin rrugor Reps–Spaç.

Sipas njoftimit të policies, menjëherë pas marrjes së informacionit, shërbimet policore kanë shkuar në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet intensive në zonë për lokalizimin dhe kapjen e autorit/ve.

“Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për fiksimin dhe administrimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes, dokumentimin ligjor të saj, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të ngjashme