Vrasja në objektin e AKI-së, prokuroria kërkon paraburgimin

Prishtinë | 05 Sht 2018 | 14:10 | Nga

Prokuroria Themelore e Prishtinës, ka kërkuar masën e paraburgimit për të dyshuarit V. I, në lidhje me vrasjen e cila ndodhi mëngjesin e kaluar në ndërtesën e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës.

Lajmin e ka konfirmuar Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë Imer Beka, raporton kallxom.com.

“Po është bërë kërkesa nga ana e prokurorisë, masa e kërkuar është ajo e paraburgimit”, tha Beka.

Në anën tjetër Kryetarja e Gjykatës, Afërdita Bytyci, ka konfirmuar se kanë pranuar kërkesën nga Prokuroria për masën e sigurisë ndaj të dyshuarit për vrasjen në AKI.

Agjencia Kosovare për Inteligjencë (AKI) ka konfirmuar gjatë ditës së djeshme se një person është vrarë në ndërtesën e këtij institucioni.

Sipas AKI-së, vrasja nuk ka të bëjë me çështje që ndërlidhen me punën e këtij institucioni.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme