M.K, 30-vjeçar është vrarë në fshatin Pakashticë të Podujevës, ndërkaq Policia ka arrestuar një person të dyshuar lidhur me rastin.
Në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e një personit, ka dalë prokurorja e rastit.
Zëdhënësja e Prokurorisë së Prishtinë, Laureta Ulaj ka thënë për Gazetën Express se aktualisht janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për t’i sqaruar rrethanat e rastit.
“E nderuar, ju njoftojme se prokurorja kujdestare ka dale ne vendin e ngjarjes, ku ekipi mjekesor ka konstatuar vdekjen e nje personi. Aktualisht jane duke u ndermarre te gjitha veprimet e nevojshme hetimore per t’i sqaruar rrethanat e rastit. Per zhvillimet e tjera do t’ju njoftojme me kohe”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Lajmin për Express e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se i dyshuari është F.B, 34-vjeçar.
Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar dy armë të gjuetisë.