Katër persona janë vrarë në Pozhoran të Vitisë. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Gjilan, Ismet Hashani.
“Është e vërtetë që ka ndodhur një vrasje e katërfishtë në Pozhoran të Vitisë. Ende nuk kemi më shumë informacione dhe ekipet e Policisë janë duke shkuar në vendngjarje”, ka thënë ai.
Siç merr vesh KOHA nga një burim brenda Policisë, dyshohet se një burrë ka vrarë bashkëshorten dy djemtë e tij dhe pastaj vetën. Të njëjtit mësohet se kanë ardhur nga Zvicra.